image “Në emër të Profetit”, theret me thikë oficeri i Policisë në Francë

Botë

“Në emër të Profetit”, theret me thikë oficeri i Policisë në Francë

news image

Një oficer policie në Francë është therur me thikë përpara një stacioni policor në qytetin e Rivierës Franceze të Kanës.

Sipas informacioneve polici ka mundur të shpëtojë falë jelekut të tij anti-plumb, raporton reuters.

Ndërsa, autori është plagosur nga një tjetër polic i cili ndodhej në vendngjarje.

Nga informacionet, mësohet se autori ka qëlluar me thikë policin në momenti kur po lëvizte nga makina, ndërsa gjatë sulmit ka thirrur “Në emër të Profetit”.

Hetimi tani për tani është në dorën e prokurorit vendor dhe jo të prokurorit kombëtar të antiterrorizmit./GazetaSinjali/