image "Në emër të popullit të Kosovës..."/ Aktori Sheremeti pas dënimit të Calit: Jo në emrin tim

Drejtësi

“Në emër të popullit të Kosovës…”/ Aktori Sheremeti pas dënimit të Calit: Jo në emrin tim

news image

Aktori Kushtrim Sheremeti, ka reaguar ndaj dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, nga Gjykata Speciale.

Derisa ka shqiptuar dënimin gjykata ka vlerësuar se ai po jepet në emër të popullit të Kosovës.

Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë, dhe duke marr parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve mbrojtëse të viktimave, Trupi Gjykues, në bazë të neneve 43 dhe 44 të Ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163 dhe 165 të Rregullores, ju shpall juve z. Mustafa, fajtor për:

Pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neve 14 paragrafi 1, pika c dhe i dhe neneve 16 1a të Ligjit”. – thuhet në aktgjykimin e lexuar nga gjyqtarja.

Kurse, Sheremeti në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se kjo gjykatë nuk mund të vepron në emrin e tij.

“Jo në emrin tim”, ka shkruar Sheremeti.

Jo në emrin tim!

Posted by Kushtrim Sheremeti on Friday, December 16, 2022

Në seancën e sotme, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar Mustafën me 26 vjet burgim.

/GazetaSinjali/