Në Drenas së shpejti do të vendoset shtatorja e heroit Asllan Fazliu, pasi ajo është duke u finalizuar.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, shkruan GazetaSinjali.
“Në Drenas së shpejti do të vendoset shtatorja e heroit Asllan Fazliu. Shtatorja e heroit Asllan Fazliu, është duke u finalizuar. I përgëzoj të gjithë për punën dhe angazhimin që kjo shtatore të realizohet dhe të jetë sa më madhështore, ashtu siç i takon heroit”, ka shkruar ai.
Lladrovci ka thënë se shtatorja e heroit Asllan Fazliu do të vendoset në një vend meritor, në bashkëpunim me familjen dhe Kuvendin komunal./GazetaSinjali/