image “Në drekë luftuam bandat e drogës”, Peci bën një postim dhe më pas i bie 'pishman'

Kosovë

“Në drekë luftuam bandat e drogës”, Peci bën një postim dhe më pas i bie ‘pishman’

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka edituar tri herë një postim të bashkëngjitur me një fotografi nja një fushë sportive duke e lidhur atë me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për kapjen e “bandave të drogës” në Veri.

Ministri Peci fillimisht ka shkruar se “luftuam bandat e drogës” duke përfshirë dhe vetën e më pas e editoi postimin duke thënë se “luftuan bandat e drogës”

1

Peci bashkangjitur më këtë fotografi, Peci ka shkruar se pas bujqësisë në mëngjes, e luftës ndaj bandave të drogës në drekë, tash në mbrëmje ka gjetur kohë edhe për sport.

Peci në fotografi shihet me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

⚽️E diela sportive me zv. Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Blerim Gashani

🌤Në mëngjes promovuam bujqësinë, në drekë u luftuan bandat e drogës e në mbrëmje, përkundër moshës guxuam të promovojmë se një mendjeje të shëndoshë i duhet një trup i shëndoshë.

image 137

/GazetaSinjali/