Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka edituar tri herë një postim të bashkëngjitur me një fotografi nja një fushë sportive duke e lidhur atë me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për kapjen e “bandave të drogës” në Veri.
Ministri Peci fillimisht ka shkruar se “luftuam bandat e drogës” duke përfshirë dhe vetën e më pas e editoi postimin duke thënë se “luftuan bandat e drogës”
Peci bashkangjitur më këtë fotografi, Peci ka shkruar se pas bujqësisë në mëngjes, e luftës ndaj bandave të drogës në drekë, tash në mbrëmje ka gjetur kohë edhe për sport.
Peci në fotografi shihet me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.
⚽️E diela sportive me zv. Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Blerim Gashani
🌤Në mëngjes promovuam bujqësinë, në drekë u luftuan bandat e drogës e në mbrëmje, përkundër moshës guxuam të promovojmë se një mendjeje të shëndoshë i duhet një trup i shëndoshë.