Rreth 6,7 e popullsisë në Kosovë përbëhet nga të moshuarit, të cilët përballen me kushte jo të mira jetese e qasje të kufizuar në shërbimet shëndetësore.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar me moton “Rrugëtimi drejt barazisë moshore”, u shprehen pakënaqësi të shumta për trajtimin e të moshuarve në shoqëri si dhe për pensionet e ulëta.
Hasan Berisha nga Lidhja e Pensionistëve, tha se pensionet në Kosovë përkundër rritjes, vazhdojnë të jenë diskriminuese.
“Të moshuarit në Kosovë kanë pensione të ulëta, pavarësisht kontributit paraprak. Dhe kjo është diskriminuese sidomos për pensionistët kontributdhënës. Kjo gjendje duhet të ndryshojë”, tha Berisha.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mënyrë tradicionale është duke e organizuar ditën e të moshuarve, me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të gjendjes së popullatës së moshuar ne Kosovë.
Trendi i moshimit eshtë në ngritje në Kosovë. Ndryshime të tilla tregojnë se gjatë viteve do të ketë numër të madh të të moshuarve, thuhet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Gazeta Sinjali/