image Në Ditën e Falenderimeve, Hoti e falenderon Amerikën për kontributin e dhënë në Kosovë

Kosovë

Në Ditën e Falenderimeve, Hoti e falenderon Amerikën për kontributin e dhënë në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar Shtetet e Bashkuar të Amerikës për kontributin që kanë dhënë për Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë falenderim Hoti e ka bërë në ditën zyrtare të falenderimeve në SHBA, me ç’rast edhe i ka uruar për këtë ditë.

“Urime për Ditën e Falënderimeve, SHBA!

Në këtë ditë të veçantë, shprehim falënderimet tona për rolin e kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve ndaj vendit tonë.

Duke ndarë vlerat e përbashkëta, ne qëndrojmë përkrah miqve tanë dhe lutemi për të mirën e tyre si dhe të gjithë njerëzimit”, ka përfunduar shkrimi i Hotit në facebook./Gazeta Sinjali/