Pasi Minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezentuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, është publikuar edhe orari i qarkullimit dhe mënyra se si do të zbatohet.
Më poshtë shihni oraret se kur ju lejohet të qarkulloni, brenda një orë e gjysmë në ditë.
Kujtojmë se Vitia tha se ‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.
Po ashtu, personave mbi moshën 65 vjeçare u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç, në raste emergjente./Gazeta Sinjali/