image Në çfarë cilësie e ftoi Gjykata Speciale Zafir Berishën? Kështu përgjigjet ai

Drejtësi

Drejtësi/ Në çfarë cilësie e ftoi Gjykata Speciale Zafir Berishën? Kështu përgjigjet ai

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, nëse është ftuar në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit, Berisha tha se është ftuar “ në cilësinë e UÇK-së… Çka kam pas me thënë e kam thënë në postim”.

Gjatë bisedës, Berisha bëri të ditur se intervistimi i tij do të bëhet pas Vitit të Ri duke shtuar se nuk do të angazhojë avokat.

“Jo s’kam pas arsye me angazhu avokat sepse avokati i luftës që e ka bërë UÇK-ja jam vetë. E mbroj vetëveten e UÇK-në”, tha Berisha për Gazetën Sinjali.

Fjalët e Zafir Berishës për ftesën nga Gjykata Speciale:

Lidhur me këtë ftesë ka reaguar edhe Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Limaj ka thënë se pavarësisht kësaj ftese, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e UÇK-së.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë”, është shprehur Limaj ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/