image Në burgun e Smrekonicës gjenden telefona, brisqe e tableta, në Dubravë lëndë narkotike

Siguri

Në burgun e Smrekonicës gjenden telefona, brisqe e tableta, në Dubravë lëndë narkotike

news image

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, gjatë një bastisje janë gjetur shtatë telefona, 11 karikuesë për telefona, tri USB, katër kufje, katër kabllo të karikuesve, një mbush baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, dy kutia me tableta dhe dy skalperë.

Këtë bastisje e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu përmes një postimi në Facebook.

“Në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike”, ka shkruar ai.

Tutje, Sallahu tha se kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm nëpër qendra korrektuese dhe do të merren masa ndaj atyre që ndihmuan në futjen e gjësendeve të palejueshme dhe të rrezikshme në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe Dubravë./GazetaSinjali/