Autoritetet britanike sot ka njoftuar se në shtator nxënësit do të kthehet detyrimisht në bankat shkollore.
Ky vendim ka ardhur pasi ka pasur shumë kritika për dështimin e rikthimit në klasa në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese.
“Është thelbësore që asnjë fëmijë të mos humbasë më shumë kohë nga arsimi dhe për këtë arsye, të gjithë fëmijët që mund të shkojnë në shkollë do të duhet të kthehen në shkollë”, deklaroi para Parlamentit, ministri i Arsimit, Gavin Williamson.
“Institucionet do të duhet të punojnë me familjet në mënyrë që të sigurojnë një prani të rregullt që nga fillimi i vitit të ri shkollor”, theksoi ai duke shtuar gjithashtu se rikthimit do të jetë i detyrueshëm.
Ky njoftim është vetëm për Anglinë sepse arsimi është një kompetencë e çdo rajoni./ Gazeta Sinjali/