Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian u rrit në 7.3 për qind në muajin janar, nga 6.6 për qind nga viti në vit, transmeton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, gati 15.7 milionë persona në BE, përfshirë 13.28 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga muaji janar i këtij viti.
Numri i personave të papunë u rrit me 29 mijë në bazë mujore duke u rritur me 1.46 milion mbi bazë vjetore në janar në të gjithë bllokun.
“Përhapja e COVID-19 dhe masat e zbatuara për të luftuar atë kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në të gjithë BE-në”, njofton Eurostat.
Ndërkohë, ka rreth 2.93 milionë të papunë të moshës nën 25 vjeç në BE në janar, duke çuar në 16.9 për qind normën e papunësisë te të rinjtë./Gazeta Sinjali/