image Kosova me më së paku të infektuar me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor

Shëndetësi

Kosova me më së paku të infektuar me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor

news image


Numri i rasteve me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, në muajin tetor krahasuar me atë të shtatorit, është rritur për afër 60 për qind.

Në dy javët e fundit në këtë rajon janë regjistruar 166 mijë e 17 raste, krahasuar me 100 mijë që kanë qenë në fund të muajit shtator, raporton AlJazeera Balkans.

Kosova për këtë kohë ka regjistruar vetëm 238 raste pozitive, ndërsa Serbia ka numrin më të madh të të infektuarve për dy javë (nga 12 deri më 25 tetor), me 93 mijë e 249 të infektuar me koronavirus.

Rritje e madhe për të njëjtën periudhë është shënuar edhe në Kroaci, ku janë prekur 27 mijë e 977 veta ndërkaq në Slloveni me COVID-19 janë infektuar 18 mijë e 976 persona.

Në radhë vjen Bosnja dhe Hercegovina me tetë mijë e 122 të infektuar.

Ndërsa, Shqipëria, me gjashtë mijë e 797 të infektuar, Mali i Zi me pesë mijë e 759, Maqedonia me katër mijë e 899 dhe e fundit renditet Kosova me vetëm 238 raste pozitive me COVID-19 në periudhën e njëjtë dyjavore. /GazetaSinjali/