image Kosova merr Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Diplomaci/ Kosova merr Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

news image

Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kështu ka bërë të ditur ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka dhënë detaje nga ky vendim.

 “Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ky është një hap i madh për Kosovën për të treguar lidership rajonal. Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të rëndësishme. Në takim morën pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë”, ka shkruar Pacolli.

Kjo organizatë bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe n tonë Kosovën”, /Gazeta Sinjali/