Një rast për ‘nxitje të urrejtës dhe mos durimit’ është hapur dje në Stacionin e Policisë në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Ky rast është hapur pasi që në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë dy meshkuj kanë lajmëruar se në ashensorin e një ndërtese kolektive është shkruar me sprej ‘4S’.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë rast.