Vajza e Kobe Bryant, Gianna gjithashtu vdiq në rrëzimin e helikopterit në Calabasas ku mbeti i vdekur basketbollisti i njohur.
13-vjeçarja, me nofkën Gigi, ishte gjithashtu në helikopterin privat kur u rrëzua sot pas shpërthimit të zjarrit, konfirmoi zëdhënësi i ish-basketbollistit për TMZ Sports.
Personeli i urgjencës u përgjigj, por askush në bord nuk mbijetoi. Pesë persona janë konfirmuar të vdekur. Gruaja e Bryant, Vanessa nuk ishte në bord.
Bryant me gruan Vanessa ka edhe tre fëmijë Natalia 17-vjeç, Bianka 3 dhe Capri 7-muaj.
Në fillim të këtij muaji, ish-ylli i NBA – i cili u tërhoq në vitin 2016 – zbuloi se kohët e fundit kishte filluar të shikonte basketboll gjatë gjithë kohës për shkak të vajzës së tij 13-vjeçare.
“Para se Gigi të futej në basketboll, mezi e shihja atë, por tani ajo është në basketboll. Ne shikojmë çdo natë,” u tha kohë më parë Kobe ish-lojtarëve të NBA-së, Matt Barnes dhe Stephen Jackson, në Showtime Basketball All the Smoke.
Kobe dhe vajza e tij morën pjesë gjithashtu në disa lojëra të Lakers para vitit të ri.
“Ne thjesht kishim shumë qejf pasi ishte hera e parë që po e shikoja lojën përmes syve të saj,” tha kampioni pesë herë i NBA-s për ndarjen e përvojës me vajzën e tij. /Gazeta Sinjali/