Nga 1 shkurti deri më sot, 10 mijë e 490 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Në këto gjashtë ditë, për shkak të këtij virusi, 26 persona e kanë humbur jetën.
Mirëpo edhe trendi i vaksinimeve ka shkuar mirë. Në këtë periudhë janë vaksinuar mbi 15 mijë e 600 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Në total, që nga fillimi i vaksinimit, janë vaksinuar mbi 1 milion e 792 mijë qytetarë.
Aktualisht, janë 26 mijë e 977 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Që nga e shtuna, kanë hyrë në fuqi masat e reja, të cilat përfshijnë shkurtim të orës policore dhe zgjatje të orarit të gastronomisë.