image Në 24 vjetorin e themelimit, PDK në mungesë të Thaçit e Veselit: U angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese

Politikë

Në 24 vjetorin e themelimit, PDK në mungesë të Thaçit e Veselit: U angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e themelimit të kësaj partie, ka shprehur mungesën që ndjejnë në këtë ditë për ish-krerët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë.

Krasniqi tha se këto dy figura u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese.

Bashkë me brezat e rinj do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për një të ardhme më prosperuese për Kosovën!24 vjet krenari!“, përfudnoi Krasniqi.

Postimi i plotë:

24 vjetori i PDK-së, s’mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik. Ata të cilët u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese.

Prandaj, sot, në selinë e PDK-së takova anëtarët e Këshillit Politik, që krahas përvjetorit të partisë të shënojmë edhe një vjetorin e themelimit të këtij Këshilli.

U shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe të PDK-së për kontributin e tyre të çmuar kombëtar, institucional e partiak.

Bashkë me brezat e rinj do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për një të ardhme më prosperuese për Kosovën!

24 vjet krenari!

24 vjetori i PDK-së, s'mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik….

Posted by Memli Krasniqi on Tuesday, October 10, 2023

/GazetaSinjali/