image Ndryshon rezultati në miqësoren Kosovë - Guineja

Futboll

Ndryshon rezultati në miqësoren Kosovë – Guineja

news image

Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përballur me Guinenë në miqësoren e radhës të qershorit, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja që po zhvillohet në Turqi, ka ndryshim rezultati, në të mirë të afrikanëve, 0-1.

Moustapha Kouyate realizoi për Guinenë, duke kaluar në epërsi në minutën e 61-të.

Kjo është miqësorja e tretë për reprezentacionin e Kosovës, pas dy fitoreve ndaj San Marinos me rezultat 4-1 dhe Maltës 2-1.

Në këtë ndeshje Challandes është duke i përdorur futbollistët e Superligës dhe ata të cilët nuk kanë minuta për ekipin A. /Gazeta Sinjali Sporti/