Iniciativa “Rrite me dashni”, në kuadër të kampanjës për vetëdijësimin për kujdes ndaj fëmijëve, si dhe të drejtat që ata kanë, sot kanë ndryshuar pamjen e obeliskut “New Born”, shkruan Gazeta Sinjali.
Motoja kryesore e vendosur në këtë obelisk është “Dua të jem dhe zhvillohem në një botë ku unë kam të drejta”.
Po ashtu aty është shkruar se fëmijët kanë të drejtë për kujdes shëndetësor, trajtim të drejtë, ushqim, veshmbathje dhe shtëpi, mos diskriminim, mbrojtje nga abuzimi dhe dhuna./Gazeta Sinjali/