Komisioni Evropian tri vite më parë ka propozuar heqjen e ndryshimit të orës gjatë dimrit.
Vendet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth kësaj çështje.
Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar se më 31 tetor do të ndryshohet ora.
“Të dielën më 31 tetor, do të lëvizim orën”, ka thënë ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Lëvizja e orës do të duhej të ndalej në vitin 2019, pasi që ish-presidenti i KE-së, Jean Clause Junker, në vitin 2018 pati propozuar që të aplikohet një praktikë e tillë në tërë Bashkimin Evropian, duke ua lënë në dorë vendeve anëtare që të vendosin nëse do të përkrahin kohën verore apo dimërore të orës.
Në anën tjetër, ministrat evropian të Komunikacionit, kanë vendosur në dhjetor të vitit 2018 të shtyjnë vendimin për heqjen e lëvizjes së orës nga viti 2021, por nga atëherë asgjë nuk ka ndodhur. /GazetaSinjali/