image Ndryshime të mëdha në ATK – drejtorët shkëmbejnë vendet e punës

Kosovë

Poste/ Ndryshime të mëdha në ATK – drejtorët shkëmbejnë vendet e punës

news image

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka pësuar ndryshime të mëdha në drejtoritë rajonale të këtij institucioni.

ATK u ka ndërruar nëntë drejtorëve rajonal vendet e tyre të punës. Ata kanë mbetur të gjithë në të njëjtin pozitë vetëm se u është ndryshuar drejtoria rajonale që do t’i udhëheqin, raporton Gazeta Sinjali.

Xhemajl Hertica, Besim Halili, Isen Lipovica, Jeton Mushkolaj, Ibrahim Çoçaj, Lazër Ramaj, Malush Krasniqi, Avdi Jakupi dhe Shefqet Dërvishaj, që janë drejtorë rajonal të ATK-së që nga sot kanë ndryshuar vendin e punës, anipse pozita e tyre do të jetë e njëjtë.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin në të cilin u kërkohet të gjithë drejtorëve ta respektojnë ndërrimin e vendit të punës.

Aty thuhet se ky ndryshim po bëhet për shkak të reformave me qëllim të mbledhjes së borxheve, konsolidimit e rimburismeve dhe reformave të tjera. Ndryshimi i vendeve të punës është bërë që nga dita e sotme.

Më poshtë gjeni listën e plotë të drejtorëve rajonal të cilëve u është ndryshuar vendi i punës:

  1. Xhemajl Hertica, nga pozita e Drejtorit Rajonal në Prishtina 2, në pozitë të njëjtë të Drejtorit Rajonal Prishtina1.
  2. Besim Halili nga pozita e Drejtorit Rajonal në Mitrovicë, ri caktohet në pozitën e njëjtë të Drejtorit Rajonal në Prishtina 3.
  3. Isen  Lipovica nga pozita e Drejtorit Rajonal në Prishtina1, ri caktohen në pozitën e njëjtë të Drejtorit Rajonal në Prishtina 2.
  4. Jeton Mushkolaj, nga pozita e Drejtorit Rajonal në Prishtina 3, ri caktohet në pozitën e njëjtë të Drejtorit Rajonal në Ferizaj.
  5. Ibrahim Çoçaj, nga pozita e Drejtorit Rajonal në Prizreni 2 , ri caktohet në pozitën e njtëjtë të Drejotrit Rajonal në Prizreni1.
  6. Lazër Ramaja, nga pozita e Drejtorit Rajonal në Gjakovë, ricakothet në pozitën e njëjtë të Drejotrit Rajonal në Pejë.
  7. Malush Krasniqi, nga pozita e Drejtoit Rajonal në Prizreni1, ricakohet në pozitën e njëjtë të Drejotrit Rajonal në Gjakovë,
  8. Avdi Jakupi nga pozita e Drejotrit Rajonal në Ferizaj, ri cakohet në pozitën e njëjtë të Drejtorit Rajonal në Prizreni 3
  9. Shefqet Derivshaj, nga pozita e Drejtorit Rajonal në Pejë, ricakothet në pozitën e njëjtë të Drejtorit Rajonal në Mitrovicë.