image Ndryshime në udhëheqësinë e PDK-së, Sami Lushtaku merr një pozitë në parti - Sinjali

Strukturat/ Ndryshime në udhëheqësinë e PDK-së, Sami Lushtaku merr një pozitë në parti

news image

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;

Agim Aliu, nënkryetar;

Shaqir Totaj, nënkryetar;

Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;

Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;

Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;

Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;

Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;

Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;

Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;

Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;

Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;

Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;

Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;

Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesia përgëzuan të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, PDK rikonfirmoi zotimin për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.


Shpërndaje artikullin