image Ndryshim rezultati përsëri në përballjen Belgjikë - Rusi

Futboll

Ndryshim rezultati përsëri në përballjen Belgjikë – Rusi

news image

Kombëtarja e Belgjikës ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian po e zhvillon ndaj Rusisë, shkruan Sinjali Sport.

Belgët si një nga favoritët për ta fituar këtë vit trofeun e EURO-s takohen me Rusinë në stadiumin “Gazprom Arena” të Saint Petersburgut, me fillim nga ora 21:00.

Rezultati ka ndryshuar në të mirë të skuadrës së Roberto Martinez, në 2-0.

Golin e dytë për Belgjikën e shënoi anëtari i Dortmundit, Thomas Meunier, në minutën e 34-të.

Romelu Lukaku realizoi për epërsinë në minutën e 10-të.

Këto dy përfaqësuese bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Danimarkën dhe Finlandën. /Gazeta Sinjali Sporti/