image Ndryshim nga LVV, këta janë emrat e ministrave të propozuar nga Kurti

Kosovë

Qeveria/ Ndryshim nga LVV, këta janë emrat e ministrave të propozuar nga Kurti

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është ndryshimi i vetëm në ekipin e LVV-së që do të jetë në ekzekutiv.

Kurti ka vendosur që të mos i ndryshojë emrat e ministrave nga propozimi i 6 janarit, derisa po zhvilloheshin negociatat LVV-LDK.

Gazeta Sinjali merr vesh se emrat e propozuar nga Albin Kurti do të mbesin të njëjtë, me Glauk Konjufcën që do ta marrë Ministrinë e Jashtme, e Blerim Reka (i cili ishte propozuar si ministër i Jashtëm) të bëhet ministër i Integrimeve Evropiane.

Zëvendëskryeministër i dytë do të jetë Haki Abazi. Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë; Besnik Bislimi ministër i Financave; Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë dhe Arben Vitia ministër i Shëndetësisë.

Sot, LVV dhe LDK kanë zyrtarizuar koalicionin qeverisës, ndërkaq LDK-ja me dy mbledhje, atë të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së partisë, vendosi për miratimin e koalicionit dhe propozimin e emrave të ministrave të saj. /Gazeta Sinjali/