Prishtina Weather ka njoftuar se do të ketë ndryshim moti në fundjavë, meqenëse do të jetë më ngrohtë e me më shumë diell.
Të reshurat lokale që u paraqiten mbrëmë natën, vazhdojnë vende-vende edhe herët në mëngjes të shtunën. Ditën mund të ketë më shumë intervale me diell, po nuk përjashtohen mundësi edhe për zhviilime të reshjeve lokale të shiut.
Nga dita e diel do të jetë më ngrohtë. Të dielen edhe me vransira kalimtare, ndërkaq ditëve të para të javës së ardhshme më shumë diell. Ditën e martë përreth zonave malore me mundësi për riga lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, vlerat kalojnë edhe në të dobëta, shkaku i koncentrimeve të rritura të ndotësve ajror pranë sipërfaqes.
23.04 – Vransira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes e pasdite priten mundësi për reshje lokale shiu.
24.04 – Më ngrohtë, me diell dhe vransira kalimtare.
25.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë.
26.04 – Mbetet ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.
27.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë.
Temperaturat në rritje gjatë fundjavës, më pas në rënie të lehtë. Minimalet luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet shkojnë deri në 23C të dielen, e më pas zbresin në 20C e 21C.
Era frynë kryesisht jugu e jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e ditën e hënë edhe e fuqishme me hover deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, herë herë edhe pësuar rënie të lehtë.