image Ndonëse u prek shumë nga koronavirusi, SHBA-ja krijoi shifër rekorde të vendeve të punës në qershor

Botë

Ndonëse u prek shumë nga koronavirusi, SHBA-ja krijoi shifër rekorde të vendeve të punës në qershor

news image

Ekonomia amerikane krijoi vende pune me një ritëm rekord në muajin qershor.

Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë për hapjen e 4.8 milionë vendeve të reja të punës, muajin e kaluar.

Shifra është më e madhja në një muaj prejse ky departament i ka nisur regjistrimet në vitin 1939.

Derisa në maj, tregut të punës në SHBA i janë shtuar 2.5 milionë vende të reja, parashikimet e ekonomistëve kanë qenë për 3 milionë të tilla në qershor.

Por, rezultatet thuhet se i ka ndihmuar rihapja e fabrikave dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në SHBA, javëve të fundit, ka shkaktuar frikë për rritjen e vazhdueshme ekonomike.

Departamenti amerikan i Punës, në një raport tjetër, tha po ashtu se humbjet e vendeve të punës kanë vazhduar, pasi 1.43 milion njerëz janë paraqitur si të papunë javën e kaluar.

Rritja e vazhdueshme ekonomike do të varet nga “suksesi ynë në frenimin e virusit”, ka thënë ditë më parë kreu i Rezervave Federale në SHBA, Jerome Powell.

SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus. /Gazeta Sinjali/