Klubi i Ligës së Dytë në Kosovë, “Minatori”, nuk është mjaftuar me aktivitetin sportiv. Ata kanë vendosur që sot të hyjnë në politikë.
Trajneri Faruk Statovci dhe futbollistët e “Minatorit” u anëtarësuan në AAK, shkruan Gazeta Sinjali.
Anëtarësimin e tyre në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e bëri rë ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
“Sot, futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës “Minatori” nga Lipjani u rreshtuan me Aleancën, ekipin fitues të zgjedhjeve, për ta jetësuar konceptin 100% shtet”, shkroi Haradinaj.
Ky është rast unik jo vetëm në Kosovë, por me siguri edhe në botë, që komplet një klub futbolli i bashkohet një partie politike. /Gazeta Sinjali/