image Ndodhë edhe kjo, 63 vjeçari hyn fshehur në ish-shkollën e tij për të marrë sendet që i ndaloi mësuesi 40 vjet më parë

Kuriozitete

Ndodhë edhe kjo, 63 vjeçari hyn fshehur në ish-shkollën e tij për të marrë sendet që i ndaloi mësuesi 40 vjet më parë

news image

Një ish-nxënës 63-vjeçar ka hyrë me forcë në ish-shkollën e tij në veri të Japonisë për të marrë sendet që i kishte sekuestruar mësuesi më shumë se 40 vite më parë.

I moshuari realizoi misionin e pazakontë në bashkëpunim me të dashurën e tij 58 vjeçare, kur shkolla ishte e mbyllur për pushimet dimërore.

Ai tha më pas se shpresonte të gjente aty dhe informacionet e kontaktit të ish-mësuesit.

Dyshja kishin arritur të hynin në dhomën e mësuesve por ishin pikasur nga një punonjës që gjendej në shkollë, i cili thirri policinë për të raportuar të huajt.

Përdoruesit e mediave sociale në Japoni shprehnin simpati të gjerë me shkelësit, duke thënë se historia u kujtonte shumë fëmijërinë e tyre.

/GazetaSinjali/