Jo çdo herë rrugët në Kosovë asfaltohen siç duhet, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullim, e shumë herë edhe duke u prishur jo shumë kohë pasi shtrohet asfalti.
Por siç duket një kompani në Podujevë, ka gjetur një metodë për ta shtruar asfaltin, pa e përdorur makinerinë e duhur.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga rruga Podujevë-Prishtinë, në fshatin Penuhë, ku shihet se asfalti në një pjesë shtrohet me lugë ngarkuese, si dhe dy lopata.
Sinjalizuesi tha se “vetëm në Kosovë ndodhin gjëra të tilla. Asfalti shtrohet me bagerin që është për rrafshim të dheut dhe mbushje të kamionëve.”
Pamjet e dërguara nga sinjalizuesi:
Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës të vitit 2020, nga gjithsej 2,378.7 kilometra rrugë, 2,210.7 kilometra apo 96.6 për qind janë rrugë të asfaltuara.