image Ndodh edhe kjo: Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës feston fitoren në Shisha Bar

Futboll

Ndodh edhe kjo: Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës feston fitoren në Shisha Bar

news image

Fushë Kosova që po bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në grupin B dhe momentalisht gjendet në pozitën e parë, vend ky që dërgon në Superligën e Kosovës, sot pas fitores ndaj rivalit kryesor deri më tash Ulpianës, ka festuar tre pikët në një Shisha Bar.

Futbollistët e ekipit të parë kanë postuar një foto ku shihet qartë ambienti që i rrethon dhe që për futbollistët profesionist këto vende nuk janë të preferuara por që frekuentohen shpesh nga futbollistët vendor.

Fushë Kosova prinë në Ligën e Parë të grupit B pas 13 ndeshjeve me 28 pikë pas 13 ndeshjeve, dy më shumë se Ulpiana në po aq ndeshje.

Ndeshja e zhvilluar sot në Stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, përfundoi me rezultat 1:0 në të mirë të Fushë Kosovës, në ndeshje direkte me Ulpianën për të marrë këtë diferencë në tabelë.

Golashënues i vetëm ishte sulmuesi i dalë nga akademia e këtij klubi, Rilind Haziraj, i cili në minutën e 77-të shënoi për golin e tri pikëve.

/GazetaSinjaliSport/