Në mesin e një varg problemesh me të cilat përballen banorët e qyteteve të Kosovës janë edhe rrugët e paasfaltuara. Kjo i bën ata që shpesh të gjejnë rrugë alternative, që jo gjithmonë janë të lehta për të lëvizur. Një rast i tillë po ndodh në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë, ku dikujt i ka shkuar në mendje që një pjesë të parkut ta ‘asfaltojë’ me mbulesa.
Kështu siç duket është më e lehtë për t’i ikur baltës, sidomos në këtë kohë, kur moti veçse ka filluar të prishet.
Ky improvizim interesant është bërë për të lehtësuar kalimin në këtë lagje, sepse rruga nuk është e shtruar e qytetarët e kanë të vështirë që të lëvizin në atë pjesë, përcjell Sinjali.
Në një foto të publikuar nga faqja ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’ shihet se janë përdorur disa mbulesa të vjetra për të “luftuar” me baltën.