image Ndodh edhe kjo në Suharekë: Hajnat ia dëmtojnë tri gomat e veturës dhe ia vjedhin njërën targë

Siguri

Ndodh edhe kjo në Suharekë: Hajnat ia dëmtojnë tri gomat e veturës dhe ia vjedhin njërën targë

news image

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur ia kanë dëmtuar me mjet të mprehtë tri gomat e veturës se tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan të Suharekës rreth orës 24:00, dy ditë më parë.

Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se ia kanë vjedhur edhe njërën targë të regjistrimit dhe një radiokasetofon.

/Gazeta Sinjali/