image Ndjekësit kritikojnë Dafina Zeqirin, kështu u përgjigjet ajo

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ndjekësit kritikojnë Dafina Zeqirin, kështu u përgjigjet ajo

news image

Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare.

Këngëtarja është tejet aktive në muzikë, si dhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në rrjetin social Instagram, artistja ka publikuar një fotografi e rrethuar me fëmijë, në të cilën vëmendje mori gishti i mesëm që ajo së bashku me fëmijët ia kishin drejtuar aparatit fotografik.

Ky imazh nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit, të cilët e akuzuan Dafinën se po u mësonte veprime të pahijshme atyre. E karshi këtyre kritikave nuk ka qëndruar duarkryq artistja, e cila ka ironizuar në njëfarë mënyre me komentet.

I keni mësuar ju të bëjnë këto veprime para se t’i mësonit fjalët e para”, ka shkruar Dafina në gjuhën angleze.

https://www.instagram.com/p/B3r6NLdBjhW/

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistja merr vëmendjen e publikut. Ajo komentohet shpeshherë për ndryshimin e dukjes, si dhe paraqitjeve të saj skenike./Gazeta Sinjali/