image Ndizet merkato e janarit, Milan "peshkon" te Barcelona, Chelsea gjen sulmues te Palace

Futboll

Futboll/ Ndizet merkato e janarit, Milan “peshkon” te Barcelona, Chelsea gjen sulmues te Palace

news image

Merkatoja e janarit pritet të jetë e bujshme pasi disa nga skuadrat prestigjoze të Europës synojnë të përforcohen.

Në Seria A, Milani është shumë pranë Jean Clair Tobido. Mbrojtësi francez i Barcelonës është i hapur për një transferim në “San Siro”.

Tashmë topi u kalon dy klubeve që duhet të punojnë për të gjetur formulën e duhur që do të kënaqte të gjitha palët. Hipoteza më e mundshme është ajo e huazimit 6-mujor me të drejtë blerjeje nga ana e Milanit nëse futbollisti do të bëjë mirë në këtë aventurë.

Në Gjermani, Paco Alcacer nuk e ka aspak të sigurt qëndrimin te Borusia e Dortmund. Ardhja në skuadër e talentit Haaland, ka bërë që ish lojtari i Barcelonës të përfundojë në merkato. Agjentët e 26-vjeçarit ia kanë ofruar futbollistin, Atleticos së Madridit, por drejtori sportiv i gjermanëve Zorc kërkon 40 milionë Euro për ta lënë të lire sulmuesin. Kjo shumë është konsideruar e lartë nga “Los Colchoneros” të cilët janë tërhequr në këto momente për shërbimet e Alcacer.

Në Angli, Chelsea vazhdon të kërkojë një sulmues për pjesën e dytë të kampionatit. E ardhmja e Oliver Giroud te “Blutë e Londrës” vazhdon të jetë në pikëpyetje dhe për këtë trajneri Frenk Lampard ka hedhur sytë nga Ëilfried Zaha, që aktivizohet me Crystal Palace.

Drejtuesit e klubit nga “Stamford Bridge”, për ta bindur lojtarin të transferohet te Chelsea, i kanë ofruar një kontratë prej 200 mijë paund në javë. Ky transferim mund të shkoi drejt konkludimit pasi Zaha ka kërkuar largimin nga Crystal Palace. /Gazeta Sinjali/