image Ndizet hashash në Kuvend të Shqipërisë? Deputeti i PD-së ngrit dilema: Po vjen erë

Shqipëri

Ndizet hashash në Kuvend të Shqipërisë? Deputeti i PD-së ngrit dilema: Po vjen erë

news image

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka akuzuar se në Kuvend vjen erë hashash dhe puro.

Ai u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se kjo është fyerje ndaj institucionit dhe theksoi se ai duhet të kërkonte falje.

Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë“, ka deklaruar Sula.

Ai tutje shtoi se: “Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, shkruan abc.

Sula ka vazhduar tutje duke thënë se nuk akuzoi askënd dhe duke cekur se ai nuk pi as duhan dhe kësisoj mund ta ngatërrojë erën, por sipas tij, era puro të mbyt.

/GazetaSinjali/