image Ndikimi i koronavirusit në Australi - Rreth 600 mijë mbesin pa punë gjatë pandemisë

Botë

Ndikimi i koronavirusit në Australi – Rreth 600 mijë mbesin pa punë gjatë pandemisë

news image

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka njoftuar se afërisht 600 mijë persona anembanë vendit kanë mbetur pa punë si rezultat i ndikimi financiar nga pandemia e Covid-19.

Sipas tij ky numër është shokues dhe i paparashikueshëm se mund të ishte kaq i lartë, raporton CNN.

“Është ditë e vështirë për Australinë, një ditë tepër e vështirë”, është shprehur Morrison gjatë konferencës për media.

Ai ka theksuar se shkalla e infeksioneve ka nisur që të shënojë rënie, po që sipas tij vendi duhet të përgatitet për vështirësitë ekonomike pasuese.

“Në muajt në vijim ne duhet të shtrëngohemi dhe duhet të jemi të fortë për lajmet që australianët mund të marrin. Me rëndësi në një ditë si sot është që të mendohemi që ta mbështesim njëri-tjetrin. Është me rëndësi që të mbahemi si vend dhe të qëndrojmë me njëri-tjetrin”, shtoi Morrison.

Afërsisht shtatë mijë australianë janë të infektuar me Covid-19 dhe 98 kanë ndërruar jetë sipas të dhënave të Johns Hopkins University./GazetaSinjali/