image Ndikimi i koronavirusit - Humbin vendin e punës 42 milionë amerikanë

Botë

Ndikimi i koronavirusit – Humbin vendin e punës 42 milionë amerikanë

news image

Rreth 42 milionë qytetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) apo më shumë se çereku i forcës punëtore, janë regjistruar në pakon për përfitime për shkak të papunësisë, që kur vendi është goditur nga pandemia e COVID-19.

Edhe 1.9 milionë punëtorë aplikuan për ndihmën e parë javën e shkuar, sipas Departamentit të Punës në SHBA. Kjo tregon rënie nga një javë më herët dhe vazhdim të trendit që po zgjat tash e dhjetë javë, me javën më të keqe, të parën, që kulmin e pati me 6.9 milionë punëtorë që humbën vendet e punës në fund të marsit.

Sipas të dhënave, 21.5 milionë është shifra e atyre që kanë kërkuar ndihmë për të dytën javë rresht. Numri i atyre që kanë përsëritur kërkesën për ndihmë ka rënë nga java e shkuar, duke sugjeruar se më shumë njerëz po kthehen në punë me ekonominë që po rihapet. Megjithatë, sipas “CNN-it”, lëvizjet janë tejet të ngadalshme.

Për 11 javë rresht, shifra ka qenë milionëshe për ata që kanë mbetur pa punë. Para pandemisë, departamenti i punës s’ka regjistruar asnjë herë ndonjë javë me më shumë se një milion persona që kanë humbur punën.

Shkalla e papunësisë në Amerikë raportohet të ketë arritur në gati 20 për qind në mars, me 28.5 milionë vende të punës të eliminuara përgjatë dy muajve të fundit. Kjo shkallë e papunësisë nuk ishte regjistruar që nga Recesioni i Madh, dhe kur ka nisur mbledhja e të dhënave më 1948./Gazeta Sinjali/