image Putin kërkoi armëpushim për Krishtlindjet, vjen kundërpërgjigja nga Ukraina

Botë

Putin kërkoi armëpushim për Krishtlindjet, vjen kundërpërgjigja nga Ukraina

news image

Mykhailo Podolyak, një ndihmës i lartë i presidentit të Ukrainës, ka hedhur poshtë thirrjet e Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse.

Kremlini më herët tha se Putin urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendoste një armëpushim 36-orësh përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e nesërme deri në mesnatën e 7 janarit.

Ukraina “nuk sulmon territorin e huaj dhe nuk vret civilë” dhe “shkatërron vetëm anëtarët e ushtrisë okupuese në territorin e saj”, shkroi Podolyak në Twitter.

Ai tha se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që po pushton në Ukrainë.

/GazetaSinjali/