Ndeshje interesante do të zhvillohen në mesjavë në kuadër të xhiros së tretë në Kupën e Kosovës në basketboll, në konkurrencën e meshkujve.
Përballja e parë do të jetë sonte në mes të Megasportit dhe Kerasan Prishtinës.
Ndërkohë, të mërkurën, Golden Eagle Ylli B do të ndeshet me Prishtinën e Re.
Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen të enjten, ku do të përballen Vushtrria me Lipjanin dhe Vëllaznimi me Dritën.
Ndeshjet që do të zhvillohen në xhiron e tretë:
E martë – 20:30 Megasport – Kerasan Prishtina
E mërkurë – 19:00 Golden Eagle Ylli B – Prishtina e Re
E enjte –19:15 Vushtrria – Lipjani dhe 20:00 Vëllaznimi – Drita./Gazeta Sinjali/