Tashmë ka përfunduar takimi mes Trepçës 89’ dhe Prishtinës, i cili u zhvillua në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Prishtina shënoi herën e parë në minutën e 30-të me golin e shënuar nga Lumbardh Dellova, por në pjesën e dytë ndodhën ndryshime pasi që Arbnor Muja barazoi rezultatin në 1:1.
Por, në momentin kur mendohej që kjo ndeshje do të mbyllej me rezultat të barabartë, për kryeqytetasit doli në skenë Arbnor Muja që shënoi për 1:2 në minutat shtesë.
Me këtë triumf, Prishtina regjistron edhe fitoren e tretë radhazi, për të hyrë seriozisht në valle për titull./Gazeta Sinjali Sporti/