Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me ndeshjen e fundit të zhvilluar në mes të Zvicrës dhe Serbisë, në kuadër të Botërorit në Katar.
Para gazetarëve u pyet për këtë heshtje dhe i njëjti ka thënë se “Nuk kuptoj realisht pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicër, jam kryeministër i Shqipërisë”.
Pas kësaj deklarate rrjedhën edhe një numër i madh i reagimeve, ku u krahasua heshtja e Ramës me reagimin që kishte bërë në vitit 2018, ku ishte zhvilluar po ashtu një ndeshje mes këtyre dy shteteve.
Pas të gjithave reagime, Rama me një postim në Twitter, ka shkruar se u qëndron 100% të dy deklarimeve që ka bërë.
“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, ka shkruar Rama.