Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët dje pas shortit të hedhur në Amsterdam për Ligën e Kombeve.
Kosova është vendosur në Grupi C dhe do të përballet me: Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire kundër Moldavisë më 3 shtator, ndërkaq, përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndaj Greqisë më 6 shtator.
Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve:
3 shtator (E enjte): Moldavia – Kosova (20:45),
6 shtator (e diel): Kosova – Greqia (20:45),
10 tetor (e shtunë): Kosova – Sllovenia (20:45),
13 tetor (e martë): Greqia – Kosova (20:45),
13 nëntor (e premte): Sllovenia – Kosova (20:45),
16 nëntor (e hënë): Kosova – Moldavia (20:45)./Gazeta Sinjali/