Ndeshja e vlefshme për javën e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Prishtinës, të cilët patën disa raste të mira, por pa arritur të shënojnë.
Në pjesën e dytë, loja ishte e baraspeshuar dhe dy klubet patën rastet e veta për të gjetur golin, por përsëri nuk pati gola.
Pas këtij barazimi, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 32 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 31 pikë./Gazeta Sinjali/