image Ndërtohet një kryq i madh 40 metra, dhuron dritë dhe prodhon energji elektrike

Botë

Kisha/ Ndërtohet një kryq i madh 40 metra, dhuron dritë dhe prodhon energji elektrike

news image

Natën, ky kryq i lartë prej 40 metrash mbi kishën katolike në Poloninë qendrore ofron një shfaqje dritë neoni me ngjyrë blu, të kuqe ose vjollcë. Gjatë ditës, kryqi prodhon energji elektrike për ngrohje dhe ajër të kondicionuar për kishën.

Ai përbëhet nga 18 panele diellore fotovoltaike dhe është ideuar nga Krzysztof Guzialek, një prift ekologjist në kishën e Zojës së Czestochoea. Ai rrëfen se kur erdhi në famulli në verën e vitit 2018, pyeti veten se si mund të përballonte këto fatura të mëdha të energjisë elektrike.

Kështu që vendosi që të instalonte panelet diellore, por dëshironte që ato të shërbenin edhe si një frymëzim: ndaj I vendosi në formën e një kryqi.

“Për ta përshkruar në një mënyrë disi të këndshme, për mua si një njeri i Zotit dhe një prift famulli, kam arritur të krijoj një “dy në një”, pra një përfitim të vogël financiar dhe një shpëtim të vogël për veten time dhe të tjerët “, tha Guzialek, I cili vjeshtën e kaluar pagoi faturën prej 7,688 $ nga xhepi i tij.

57-vjeçari tha se ishte shpërngulur nga një enciklikë nga Papa Françesku pesë vjet më parë ,në të cilën udhëheqësi katolik ftoi ndjekësit e tij të punonin së bashku për të shpëtuar planetin. Nëna Tokë “po bërtet tek ne për shkak të dëmit që i kemi shkaktuar”, shprehet ai.

Çështja e ndryshimit të klimës ka bërë poloninë katolike të varur nga qymyri dhe vendosmërisht në kundërshtim me Bashkimin Evropian dhe Vatikanin. Në një intervistë me një rrjet televiziv polak në fund të vitit të kaluar, kryepeshkopi i Krakoë tha se “ekologjizmi është një fenomen shumë i rrezikshëm”. Guzialek beson se njerëzit duhet të kujdesen për planetin.

“Ne nuk kemi sasi të papërcaktuara të qymyrit,” tha ai. “Ne nuk kemi materiale të mjaftueshme të papërpunuara në tokë që të zgjasin për shumë gjenerata. Ne duhet të përdorim atë që Zoti na ka dhënë: era, dielli”.

Prifti madje ka frymëzuar të tjerët. Matylda Sczepaniak, një mjeke 37-vjeçare nga një qytet fqinj që drejton korin e kishës, vendosi të instalojë panele në çatinë e klinikës së saj private, menjëherë pasi u ngrit kryqi i kishës.

“Kjo ide, kryqëzimi fotovoltaik, është një ndërthurje e ekonomisë, ekologjisë dhe besimit,” tha ai. “Dhe duket fantastike, veçanërisht gjatë natës kur ndriçohet”.

Guzialek shpreson se do t’i bëjë njerëzit më të vetëdijshëm për atë se çfarë mund të bëjnë për mjedisin.

“Të gjithë duhet të mendojmë se e bëjmë këtë jo vetëm për veten tonë, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Le të shpëtojmë Tokën, ta shpëtojmë botën”.