image Ndërtimtaria gjermane ka filluar të paralizohet për shkak të mungesës së punëtorëve nga Kosova

Evropë

Ndërtimtaria gjermane ka filluar të paralizohet për shkak të mungesës së punëtorëve nga Kosova

news image

Kreu i Shoqatës Gjermane të Zejtarisë, Hans Peter Wollseifer ka kërkuar që të lëshohen vizat për punëtoret e Ballkanit Perëndimor në proces më të shpejtë sepse pa ata punëtor në Gjermani nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni, shkruan Deutsche Welle, përcjell Sinjali.

Mes të tjerash Hans Peter Wollseifer ka kritikuar politikën sepse nuk ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës.

“Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë. Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimi”, thotë ai.

Është bërë e ditur se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi pasi që ka shumë mungesë të punëtorëve gjerman.

“Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, shprehet Wollseifer.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe autoritetet gjermane për mënyrën se si i kanë dhënë vizat për emigrantët e punës.

“Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve. Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane.

Wollseifer është shprehur se ata kanë nevojë për fuqi të punëtoreve të huaj, por për fat të keq kur ka hyrë në fuqi ligji për kualifikimin e punëtorëve, ka më pak punëtor se sa para tre viteve.

“Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vitesh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, përfundon Wollseifer.

Pandemia e COVID-19 ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës.

/GazetaSinjali/