Ka ndërruar jetë zyrtari nga Divizioni për Koordinim i Administratës së Kosovës, Xhavit Gruda.
Për këtë ka njoftuar ATK-ja, e cila shprehu ngushëllime për vdekjen e tij.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, zyrtarit nga Divizioni për Koordinim, Xhavit Gruda. Në emrin tim dhe Menaxhmentit të Lartë, si dhe gjithë stafit të ATK-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjës Gruda për humbjen e më të dashurit të tyre! Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!”, thuhet në ngushëllimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.