image Ndërron jetë vëllai i madh i Madonës

Bota e Yjeve

Ndërron jetë vëllai i madh i Madonës

news image

Vëllai i madh i Madonnas, Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare, ka bërë të ditur një anëtar i familjes së tij.

Ciccone ishte një nga shtatë vëllezërit e motrat e yllit dhe thuhet se ka vdekur mbrëmjen e së premtes.

Ai kishte luftuar me alkoolizmin dhe thuhet se ishte i pastrehë për shumë vite, në një moment jetonte nën një urë, shkruan BBC.

Kunati i tij Joe Henry ka bërë të ditur lajmin në Instagram.

“E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në pranverën e jetës sonë në Michigan kanë kaluar kaq shumë vite”, shkruan kantautori Henry, i cili është i martuar me motrën e Madonës, Melanie Ciccone.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

/GazetaSinjali/