Vëllai i madh i Madonnas, Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare, ka bërë të ditur një anëtar i familjes së tij.
Ciccone ishte një nga shtatë vëllezërit e motrat e yllit dhe thuhet se ka vdekur mbrëmjen e së premtes.
Ai kishte luftuar me alkoolizmin dhe thuhet se ishte i pastrehë për shumë vite, në një moment jetonte nën një urë, shkruan BBC.
Kunati i tij Joe Henry ka bërë të ditur lajmin në Instagram.
“E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në pranverën e jetës sonë në Michigan kanë kaluar kaq shumë vite”, shkruan kantautori Henry, i cili është i martuar me motrën e Madonës, Melanie Ciccone.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.