Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare profesori i Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hamdi Daci, vëllai i ish-kryeparlamentarit, Nexhat Dacit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur profesori Muhamet Hamiti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të profesorit të ndjerë.
“R.I.P. Professor Hamdi Daci! Paska ndërruar jetë sot Hamdi Daci, Profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës. Z. Daci, i lindur më 1942, ka punuar në UP nga viti 1974 deri në pension. Ka doktoruar në UP më 1980. Ka përkthyer poezi të T. S. Eliotit.”
“Ka shkruar për këtë e shkrimtarë të tjerë anglezë. Në këtë ditë dhembjeje e zie për Profesorin e dashur, mentorin tim për doktoratë, kolegun e nderuar në Fakultet, ku jap mësim prej vitit 1989, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve e studentëve të shumtë të Profesor Hamdi Dacit! R. I. P. Professor Daci”, shkroi Hamiti në Facebook./Gazeta Sinjali/
